Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, dyshohet se është qëlluar për vdekje shtetasi E. (A.) S., rreth 50 vjeç. Viktima ndodhej në rrugë dhe po lëvizte në këmbë në momentin e sulmit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

