Një krim i rëndë është regjistruar në Indonezi, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Bëhet fjalë për 2 viktima, fëmija i çiftit ishte i moshës rrreth 4 vjeç dhe nëna e tij në të 30-tat.
Mediat lokale në shtetin aziatik raportojnë se trupat rezultonin të zhdukur që prej datës 20 shtator. Hetimet e autoriteteve nxorën në dritë krimin e ndodhur nëpërmjet kamerave të sigurisë, brenda një hoteli ku familja kishte qëndruar.
Ajo që ka tronditur më shumë publikun fshihet pas krimit monstruoz. Dyshohet se trupat janë djegur në oborrin e banesës dhe më pas autori i ka ndarë mbetjet me qëllimin final depozitim in e tyre në det.
Ende autoritetet nuk kanë konfirmuar motivin që ka shtyr shtetasin indonezian drejt vrasjes së dyfishtë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

