Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe mëson se Esma Meço, 44-vjeçe është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, Bujar Meço, 53-vjeçar pas një sherri banal.
Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur. Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Bujar Meço, 53-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.
Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit. Top Channel

