Është kremtuar edhe në Korçë festa e “Fjetjes së Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari”. Shërbesa u mbajt nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi, në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë. Në urimin e tij, Hirësi Anastasi uroi të gjithë besimtarët, veçanërisht gratë që mbajnë emrin Maria, duke theksuar se festa është një ditë e veçantë për të gjitha gratë, nënat dhe motrat.Lexo edhe:Historia prekëse/ Nusja shqiptare gjeti fustanin e saj pas apelit në rrjetet sociale: Nuk kam para për ta blerë “Lutem edhe uroj që të gjithë ne së bashku të bëhemi të denjë që të pjesëtojmë në gëzimin e Krishtit dhe të arrijmë të përfitojmë ato të mira që Zoti na premtoi. Dhe mbi të gjitha ngjitjen në qiell, jetën e përjetshme me të në mbretërinë e tij”, u shpreh ai. Hirësi Anastasi solli në vëmendje edhe figurën e Hyjlindëses si shembull dhe busull për jetën e çdo gruaje, duke rrëfyer historinë e një nëne që i dërgoi vajzës së saj, e cila studionte larg shtëpisë, një ikonë të Hyjlindëses në vend të një pasqyre. “Bija ime, kjo është pasqyra në të cilën ti duhet të shikosh veten tënde”, shkruante nëna pas ikonës. Në përfundim, Mitropoliti i Korçës uroi të gjithë besimtarët për festën, duke përcjellë urimin për vite të shumta e të bekuara me mbrojtjen dhe hirin e së Tërëshenjtës. “Gëzuar dhe për shumë vjet të gjithëve, vite të shumta, të bekuara dhe të bekuara mbi të gjitha me mbrojtjen dhe me hirin e së Tërëshenjtës!”
