Lajme Zone
KPK shkarkon kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

KPK shkarkon kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se...

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për siç tha, keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave.

Shkarkimi i Isufajt u bë në një mbledhje të jashtëzakonshme.

KPK tha se e mori këtë vendim “në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës... mbi bazën e rrethanave të konstatuara dhe të dokumentuara në procedurën përkatëse”.

Dren Paca, prokuror në Prokurorinë Speciale, është emëruar ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, deri në emërimin e një prokurori me mandat të plotë, thuhet në njoftim.

KPK-ja nuk dha hollësi konkrete për dështimet që ia atribuon Isufajt.

Shkarkimi i tij vjen një muaj pasi KPK-ja nuk ia miratoi raportin e punës Prokurorisë Speciale për vitin 2025./ Rel Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.