Për Elona Spahiun, përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor janë në ditët e fundit. Nënë e dy fëmijëve, njëri në klasë të 5 dhe tjetri në klasë të 1, ajo po bën llogaritë e fundit dhe po plotëson blerjet që u duhen fëmijëve për t’u rikthyer në shkollë
Ajo thotë se librat shkollorë i kanë marrë falas, por lista e mjeteve shkollore ende nuk është plotësuar
Deri tani, shpenzimet më të mëdha kanë qenë për djalin. Elona tregon se vetëm për veshjet dhe nevojat e tjera ka shpenzuar 100 mijë lekë, pa përfshirë ende mjetet shkollore Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Dhe ndërsa Elona po bën blerjet e fundit, lista e shpenzimeve do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, me kurset dhe nevojat e tjera të fëmijëve.
Më 14 shtator, çantat do të jenë gati dhe bankat do të presin nxënësit për një tjetër vit shkollor./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet elonaHistoriashkolle
