Lajme Zone
Kosovë/ Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, PDK: duam hapa konkretë për ‘specialen’ brenda 6 tetorit! S’do qëndrojmë duarkryq
PolitikëReport TV

Kosovë/ Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, PDK: duam hapa konkretë për ‘specialen’ brenda 6 tetorit! S’do qëndrojmë duarkryq

Partia Demokratike e Kosovës dhe Veteranët e UÇK përsëritën thirrje ndaj mazhorancës së Albin Kurtit që të mbështesin projektligjin për të ngushtuar kompetencat e Dhomave Speciale.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Veteranët e UÇK përsëritën thirrje ndaj mazhorancës së Albin Kurtit që të mbështesin projektligjin për të ngushtuar kompetencat e Dhomave Speciale. Shefi i grupit parlamentar të PDK Arian Tahiri përsëriti këtë të martë thirrjen për reagim nga Vetëvendosja e cila sipas tij nuk duhet ta zvarrisë këtë proces, por të miratojë ndryshime ligjore brenda 6 tetorit datë pas të cilës parlamenti mund të shpërndahet. LEXO edhe...Berisha nga Strasburgu: Dënimet për 4 ish-krerët e UÇK kanë linja të qarta etnike, Gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin! Në të njëjtën kohë deputeti PDK theksoi se partia e tij mbetet e hapur për të gjetur zgjidhje për presidentin, çështje për të cilën siç tha nevojitet konsensus. Të dielën Bedri Hamza kreu i PDK u takua me Albin Kurtin pas të cilit tha se PDK mbetet e hapur për diskutime për presidentin nëse do të ketë mbështetje për nismën ligjore për dhomat e specializuara. Po sot, Organizata e Veteranave të Luftës së UÇK, në një deklaratë bëri thirrje për pjesëmarrjë në protestën e madhe të 1 tetorit që do te zhvillohet sërish në kundërshtim të vendimit të Hagës ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ata thanë se nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse Lëvizja Vetëvendosje s’do të marrë hapa konkrete për të proceduar propozimin e PDK pas dënimit të ish krerëve të UÇK. Brenda 6 tetorit, parlamenti i Kosovës duhet të ketë zgjedhur Presidentin e ri, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të reja në 8 ose 15 Nëntor. Xh.K/ReportTv.al uck PDK Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.7% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3741 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?