Lajme Zone
“Siguria në shkolla nuk negociohet”/ 4 ministri bashkojnë përgjegjësitë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Siguria në shkolla nuk negociohet”/ 4 ministri bashkojnë përgjegjësitë

Katër ministri janë bashkuar për një nismë institucionale ...

Katër ministri janë bashkuar për një nismë institucionale për sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Të pranishëm në prezantimin e nismës në Kamëz ishin Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Bëhet fjalë për një Paketë të Sigurisë në Shkolla, që synon zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët në ambientet e shkollës, ndërthurur edhe me realitetin digjital.

Gjatë prezantimit u nënvizua se angazhimi i institucioneve për garantimin e një mbrojtjeje të plotë për fëmijët në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij, ministri Demo tha se Paketa e Sigurisë në Shkolla nuk është vetëm një mekanizëm reagimi, por një sistem i bashkërenduar parandalimi, ku komunikimi mes oficerëve të sigurisë, psikologëve, mësuesve, policisë dhe prindërve është thelbësor për identifikimin dhe parandalimin në kohë të çdo fenomeni negativ. “Ne jemi sot katër ministra në takim, që të ofrojmë një mbrojtje dhe siguri të plotë 360 gradë për fëmijët në vendin tonë. Ka zero tolerancë për sa i përket akteve apo veprimeve që mund të vënë në rrezik mirëqenien e fëmijëve tanë”, tha Demo. Në takim u theksua se zbatimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla kërkon angazhim të përditshëm dhe përmirësim të vazhdueshëm përmes komunikimit me të gjithë aktorët e përfshirë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.