Përpjekja e parë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit ka përfunduar pa rezultat. Takimi me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u mbyll pa marrëveshje, ndërsa PDK-ja përsëriti se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një hap që e konsideron të domosdoshëm pas vendimit të Speciales që dënoi me 81 vjet burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pas takimit, Hamza tha se me Kurtin diskutoi për situatën politike, procesin në Hagë, ndryshimet në ligj dhe zgjedhjen e presidentit, por palët nuk arritën dakordësi. LEXO edhe...Kosovë/ Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj "Ne biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me aktgjykimin e Hagës me nevojën që ligji të aprovohet në Kuvend dhe temën e presidentin. Për PDK është nevojë aprovimi i ligjit dhe pastaj jemi të hapur të diskutojmë për Presidentin. E para është ligji. Deri tani nuk kemi marrëveshje. Është e mundshme që të kemi takime edhe në ditët në vijim" tha Hamza Më herët gjatë ditës, Kurti e cilësoi këtë fundjavë vendimtare për arritjen e një marrëveshje. "Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president", deklaroi Kurti. Kosova ka kohë vetëm deri më 6 tetor për të zgjedhur presidentin e ri. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor nisi më 8 gusht dhe përfn më 6 tetor 2026. Nëse deri atëherë presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Kriza aktuale është vazhdim i bllokimit politik që çoi edhe në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Pas tyre, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën një marrëveshje që Bekim Sejdiu të ishte kandidat për president, por gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër kandidaturës, duke e bërë të pamundur sigurimin e votave të nevojshme. Më pas, Sejdiu u tërhoq nga gara. Më vonë u konstituua Kuvendi dhe u formua Qeveria "Kurti 4". Çështja përfi në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi pretendimet për antikushtetutshmëri, por përcaktoi se afati për zgjedhjen e presidentit përfn më 6 tetor. Deri tani nuk ka një marrëveshje të re për kandidatin presidencial. Partia Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të diskutojë për presidentin, por e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në proces me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Edhe Aleanca ka paraqitur kërkesat e saj, ndërsa më herët LDK-ja kishte zhvilluar bisedime me Vetëvendosjen për këtë çështje. Kushtetuta parashikon që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë. Në dy raundet e para nevojiten 80 vota, ose dy të tretat e të gjithë deputetëve. Nëse askush nuk i siguron, zhvillohet një raund i tretë mes dy kandidatëve më të votuar, ku kërkohen të paktën 61 vota. Nëse dështon edhe ky raund, Kuvendi shpërndahet automatikisht. Kjo do të thotë se Vetëvendosja nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin dhe duhet të sigurojë mbështetjen e deputetëve të partive të tjera. Aktualisht detyrën e presidentes e ushtron Albulena Haxhiu. Edhe gjatë takimit të saj me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 1 tetor, u theksua rëndësia e zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues. U.D/E.H/ReportTv.al kosove Albin Kurti Bedri Hamza Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3088 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
