Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Blerim Isufajn nga detyra kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur për të diskutuar lidhur me punën e Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale. “Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) informon opinionin publik se, në takimin e mbajtur më 2 tetor 2026, pas shqyrtimit të çështjes në pajtim me kompetencat e tij ligjore dhe pas vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale, ka vendosur për largimin nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj. Ndërsa, funksionin e prokurorit do ta ushtrojë në këtë prokurori”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e KPK. LEXO EDHE:Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së KPK përmendi “keqmenaxhimin”, “jokompetencat” dhe “dështimin në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive”, si shkaqe kyçe të largimit të tij nga detyra. Ndërkohë Dren Paca është caktuar ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas shkarkimit të Isufajt. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: prokuroria speciale e kosoves Blerim Isufaj kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.2% Jam i/e dyzyuar 5.1% Vota total: 2959 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
