Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri të Kosovës. Para takimit, Kurti ka thënë se takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur së bashku një emër për Presidentin e ri dhe për të shmangur zgjedhjet e reja. LEXO edhe...Adriatik Doçi: Lidhjet e PD-së me shërbimin sekret serb dhe fantazma e Millosheviçit pas një televizioni në Tiranë “Ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit bashkërisht t’ia sjellim emrin për Presidentin e ri dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme”, ka deklaruar Kurti. Ai ka theksuar se palët do të jenë të hapura për procesin, por ka kërkuar që bisedimet të mbeten konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje. “Do të jemi të hapur karshi jush sa i përket procesit, por deri kur të kemi një marrëveshje, na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve”, ka thënë më tej Kurti. Para takimit me Abdixhikun, Kurti ka shprehur besim se procesi mund të përfjë me rezultat pozitiv. “Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në takim sot”, ka theksuar Kurti. Takimi mes tyre vjen disa orë pasi zyrtari i LVV-së, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, tha se partia i ka emrat për presidentin, por nuk donte që t’i zbulojë. Edhe nga LDK-ja një ditë më parë kanë thënë se së shpejti do të dalin me emra konkretë për presidentin, por ende nuk ka asnjë emër konkret. R.Xh/ReportTv.al LDK LVV Presidenti kosove Lumir Abdixhiku Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.4% Nuk e di 12.8% Vota total: 2547 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
