Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Arrestimi i Ergys Agasit është vetëm fillimi” / Protesta e 88-të para Kryeministrisë, protestuesit: Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës!


Arrestimi i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasi ka jehuar edhe në ditën e 88-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë. Qytetarët e pranishëm në shesh e kanë cilësuar prangosjen e tij si një lajm të mirë, ndërsa i kanë kërkuar SPAK-ut shtrirjen e mëtejshme të hetimeve.

Arrestimi i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasi ka jehuar edhe në ditën e 88-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë. Qytetarët e pranishëm në shesh e kanë cilësuar prangosjen e tij si një lajm të mirë, ndërsa i kanë kërkuar SPAK-ut shtrirjen e mëtejshme të hetimeve. Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, një nga qytetarët nënvizoi se arrestimi i Agasit duhet të jetë vetëm hapi i parë drejt vënies përpara drejtësisë të funksionarëve më të lartë shtetërorë. “Mirëmbrëma të gjithëve! Ja ku jemi këtu, me një lajm të mirë, me arrestimin e Ergys Agasit. Arrestimi i tij është vetëm fillimi. Ne kërkojmë arrestimin e Belinda Ballukut, të Edi Ramës!” u shpreh ai gjatë tubimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb