Lajme Zone
Kosovë/ Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kosovë/ Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Sipas njoftimit Komisioni në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka informuar tashmë familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999.

Pas më shumë se 27 vitesh nga zhdukja e tyre gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar edhe tre persona të tjerë nga i njohuri si “Grupi i Intelektualëve”, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe në prillin e vitit 1999. Identifikimi është bërë përmes analizave të ADN-së, pas ekzaminimit të mbetjeve mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti. Sipas njoftimit Komisioni në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka informuar tashmë familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999. LEXO EDHE:Kosovë/ U ekzekutua vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga gjykata, pas 15 vitesh ngrihet aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit Rasti lidhet me “Grupin e Intelektualëve”, pjesëtarët e të cilit u zhdukën më 19 prill 1999. Bëhet fjalë për shqiptarë kryesisht nga rajoni i Skenderajt dhe Mitrovicës, të cilët u rrëmbyen gjatë luftës. Në fund të korrikut dhe gjatë gushtit 2026, në Kalludër dhe Jabukë të komunës së Zubin-Potokut u zhvilluan gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore, ku u zbuluan eshtrat e 23 personave. Identifikimet po kryhen përmes analizave të ADN-së. Njoftimi i Albin Kurtit: Pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u informova se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve. Komisioni, bashkë me institucionet tjera përkatëse, tashmë i ka informuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkë me kërkesën dhe angazhimin për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës, të cilat vazhdon t’i mohojë e t’i fshehë, teksa klasifikon e mbyllë dokumentet e arkivat, dhe glorifikon autorët e gjenocidit. A.C E.H Shqiptarja.com TAG: Albin Kurti Grupi i Intelektualeve kosove Mbetjet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.5% Veliajn 28.4% Asnjërin 19.1% Vota total: 299 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?