Lajme Zone
Kosovë/ Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor, ose vendi shkon në zgjedhje
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kosovë/ Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor, ose vendi shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë “Kurti 4”, duke konstatuar se Kuvendi është konstituuar dhe se zgjedhja e Qeverisë është bërë në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë “Kurti 4”, duke konstatuar se Kuvendi është konstituuar dhe se zgjedhja e Qeverisë është bërë në përputhje me Kushtetutën. Në të njëjtin aktgjykim, Kushtetuesja ka përcaktuar edhe afatin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas vendimit, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor. Nëse kjo nuk ndodh brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Gjykata ka sqaruar gjithashtu çështjen e përbërjes së Kryesisë së Kuvendit dhe të drejtës së PDK-së për të pasur një nënkryetar. Sipas aktgjykimit, në rrethana të caktuara Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa një prej anëtarëve të Kryesisë, nëse ajo ka kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje. Kushtetuesja i është referuar edhe praktikës së saj të mëhershme, veçanërisht rastit të ankesës së Listës Serbe, duke argumentuar se mungesa e njërit prej anëtarëve të Kryesisë nuk e bllokon domosdoshmërisht punën e Kuvendit nëse ekziston kuorumi i kërkuar. Megjithatë, Gjykata ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton se PDK-ja ka humbur të drejtën për të propozuar dhe zgjedhur nënkryetarin e saj. Sipas aktgjykimit, PDK-ja nuk kishte hequr dorë nga kjo e drejtë, por kishte tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për rrjedhojë, Kushtetuesja ka vlerësuar se e drejta e grupit të dytë më të madh parlamentar për të propozuar dhe zgjedhur nënkryetarin nuk ishte konsumuar. Gjykata u ka bërë thirrje deputetëve që ta plotësojnë sa më shpejt këtë pozitë. Vlora Çitaku është votuar më pas si nënkryetare e Kuvendit.

Në aktgjykim, Gjykata Kushtetuese ka trajtuar edhe tejkalimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, tejkalimi i këtij afati prodhon pasoja juridike, pasi ndikon drejtpërdrejt në rrjedhën e afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë.

Kushtetuesja ka përcaktuar se afati për zgjedhjen e presidentit përfn më 6 tetor. Në rast se presidenti nuk zgjidhet deri në këtë datë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Aktgjykimi i plotë vjen pas vendimit të Gjykatës se Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe se formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk është antikushtetues. Me këtë vendim, Kushtetuesja ka përcaktuar edhe rrjedhën e mëtejshme të afateve kushtetuese dhe ka qartësuar se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afatit të përcaktuar.

Tashmë, partitë parlamentare kanë një afat të përcaktuar deri më 6 tetor për të arritur një marrëveshje dhe për të zgjedhur presidentin e Kosovës. Në të kundërt, procesi institucional do të kalojë në fazën e zgjedhjeve të reja parlamentare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kosove