Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi kishte shkuar në Polici për të denoncuar dhunën në familje. Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Pas marrjes në pyetje, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë. LEXO EDHE:100 euro për të votuar partinë e Vuçiç në Serbi! Dëshmitë nga Kosova: Na paguajnë transportin, paratë i marrim pas votimit Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj. Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Policia ka bërë të ditur se autori dyshohet të jetë kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati. Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një letër te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. “Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ka shkruar mes të tjerash ajo në letër. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kosove peje vrasje dhune ne familje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.5% Disi 2.8% Vota total: 15420 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
