Lajme Zone
Korçë/ Theu “Arrestin në shtëpi” dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, në pranga 23-vjeçari
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Korçë/ Theu “Arrestin në shtëpi” dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 19-vjeçar gjatë një konflikti në lagjen nr. 4 të qytetit. I riu u kap pas disa orësh ndjekjeje nga Policia, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas Policisë, gjatë konfliktit, shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin M. A., 19 vjeç. Ky i fundit po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi thikën e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet korcepolicia