Lajme Zone
Konispol/ U kap duke transportuar me furgon 11 emigrantë ilegalë nga Irani e Iraku, prangoset Vandami nga Lushnja! Merrte nga 2500 euro për person
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Konispol/ U kap duke transportuar me furgon 11 emigrantë ilegalë nga Irani e Iraku, prangoset Vandami nga Lushnja! Merrte nga 2500 euro për person

30-vjeçari nga Lushnja dyshohet se merrte 2500 euro për çdo emigrant të paligjshëm që transportonte. Në momentin e arrestimit, ai po transportonte me furgon 11 emigrantë nga Iraku e Irani, të cilët kishin hyrë nga Greqia dhe synonin të kalonin ilegalisht në Itali.

30-vjeçari Vandam Dedei nga Lushnja ka rënë në prangat e Policisë në Konispol, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 11 emigrantë nga Iraku e Irani, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali. Transportimi i tyre bëhej kundrejt pagesës prej 2500 eurosh. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se për 11 emigrantët kanë nisur hetimet për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. LEXO edhe...Laguna e Nartës, destinacion i preferuar për peshkatarët, por kanë një apel: T'i kushtohet vëmendje infrastrukturës Është sekuestruar edhe një furgon i përdorur për transportimin e emigrantëve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali, arrestohet 30-vjeçari. Procedohen penalisht 11 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Sekuestrohet automjeti (furgon) i përdorur për transportimin e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person. 11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali. Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al konispol Vandam Dedei sarande Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75% Jo 20.7% Nuk e di 4.3% Vota total: 140 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?