Lajme Zone
Kosovë/ Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit! Incident me Listën Serbe, propozon nënkryetarin ‘në emër të popullit serb’! Seanca konstituive shtyhet të premten
PolitikëReport TV

Kosovë/ Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit! Incident me Listën Serbe, propozon nënkryetarin ‘në emër të popullit serb’! Seanca konstituive shtyhet të premten

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro, në një seancë që u shoqërua me debate procedurale dhe u mbyll pa përfunduar konstituimi i plotë i legjislativit. Kundër votuan 16 deputetë, ndërsa 13 abstenuan. Në fund, seanca u shty për të premten. Haxhiu ushtron edhe detyrën e presidentes në detyrë të Kosovës që prej 5 prillit dhe do ta mbajë këtë funksion deri në zgj

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro, në një seancë që u shoqërua me debate procedurale dhe u mbyll pa përfunduar konstituimi i plotë i legjislativit. Kundër votuan 16 deputetë, ndërsa 13 abstenuan. Në fund, seanca u shty për të premten. Haxhiu ushtron edhe detyrën e presidentes në detyrë të Kosovës që prej 5 prillit dhe do ta mbajë këtë funksion deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ajo ka drejtuar edhe legjislaturën e dhjetë, e cila u shpërnda më 1 korrik 2026. LEXO edhe...Petkoviç reagon pas debatit në Kuvendin e Kosovës: Po mohohet ekzistenca e popullit serb, i bën thirrje BE-së të ndërhyjë Pas zgjedhjes së saj, Kuvendi vijoi me procedurën për zgjedhjen e nënkryetarëve. Vetëvendosje propozoi Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, Lista Serbe propozoi Sllavko Simiç, ndërsa nga komunitetet joshumicë u propozua Emilja Rexhepin. Debati shpërtheu kur deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se kandidatin për nënkryetar e propozonte "në emër të popullit serb". Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ndërpreu dhe i kërkoi ta tërhiqte këtë formulim e ta përsëriste propozimin, duke theksuar se një deklarim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën. “Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës ka popullin e Kosovës”, iu drejtua Haxhiu. Pas kësaj reagoi edhe deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi deklarimin e Listës Serbe "skandaloz" dhe "të papranueshëm". “Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi ajo në Facebook. Më pas u zhvillua një takim konsultues mes kryetares së Kuvendit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se u largua nga takimi pasi, sipas tij, nuk ishte siguruar përkthim në gjuhën serbe dhe akuzoi Albin Kurtin se po zvarrit formimin e institucioneve. Haxhiu e shtyu mbledhen për të premten, duke lënë të papërfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit. Më pas reagoi kryeministri në detyrë Albin Kurti që tha se do të kërkojë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të arritur dakordësi për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe për të shmangur zgjedhjet e reja. Ai komentoi edhe deklaratën e Simiqit, duke thënë se ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me betimin e deputetit, ndërsa shtoi se propozimi i dorëzuar me shkrim nga Lista Serbe ishte në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga deklarata e bërë në sallë. '“Siç e tha edhe kryetarja e posazgjedhur e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që ai vet e ka bërë dhe për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoj saktësisht sic e ka deponuar me shkrim propozimin për Slavko Simiqin. Pra, propozimin me shkrim që e ka bërë kur ka kërkuar që nënkryetarë i Kuvendit nga radhët e Listës Serbe të jetë Slavko Simiq e ka shkruar në përputhje me Kushteyitën por atë cfarë e deklaroi ai ishte në mospërputhje flagrante. Nuk e di, dikush nga grupi parlamentar tha që kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit e gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë që u nderua nga shteti serb dhe nga kisha Ortodokse Serbe”, tha Kurti. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat që kishte përfunduar më 7 gusht. Vetëm pas zgjedhjes së nënkryetarëve Kuvendi do të konsiderohet i konstituuar, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe më pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Pavarësisht se Vetëvendosje ka deklaruar se i ka 61 votat për formimin e qeverisë, procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i hapur. Marrëveshja me LDK-në për kandidimin e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë kundër. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota, me kusht që në sallë të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë. Ora 16:04 Petkoviç reagon pas debatit në Kuvendin e Kosovës: Po mohohet ekzistenca e popullit serb, i bën thirrje BE-së të ndërhyjë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, reagoi pas debatit në Kuvendin e Kosovës kur deputeti i Listës Serbe bëri propozimin për nënkryetarin e Kuvendit 'në emër të popullit serb' duke i cilësuar zhvillimet si “segregacion” dhe “aparteid” ndaj serbëve.Petkoviç pretendoi se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj gjuhës dhe simboleve serbe dhe forma të tjera diskriminimi dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të reagojë. Share Ora 15:45 Kurti: Deklarata e deputetit të Listës Serbe në kundërshtim me Kushtetutën! Fton Abdixhikun e Hamzën në takim: Duhet dakordësi për nënkryetarët Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u shty për të premten, pasi partitë nuk arritën dakordësi për zgjedhjen e nënkryetarëve. Pas përfundimit të saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është në kontakt me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa zbuloi se i ka shkruar edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për të zhvilluar një takim me synimin që të arrihet marrëveshje.“Së pari u zgjodh Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve. Meqenëse nevojitet mbështetja e mazhorancës edhe për propozimet e tyre le të jemi pozitiv e konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet në mënyrë që tì evitojmë zgjedhjet e reja””, tha Kurti.Kurti komentoi edhe deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë seancës tha se kandidatin për nënkryetar e propozonte “në emër të popullit serb”.“Siç e tha edhe kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me betimin që ai vetë ka bërë. Propozimi i dorëzuar me shkrim është në përputhje me Kushtetutën, ndërsa ajo që u deklarua në seancë ishte në shpërputhje flagrante. Në Kuvend mund të votohet vetëm propozimi i dorëzuar me shkrim. Nuk e di, dikush nga grupi parlamentar tha që kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit e gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë që u nderua nga shteti serb dhe nga kisha Ortodokse Serbe”, u shpreh Kurti. Share Ora 13:26 Propozoi nënkryetarin 'në emër të popullit serb', Haxhiu i kërkon deputetit të Listës Serbe të tërheqë fjalën dhe ta përsërisë propozimin, shtyhet seanca për të premten Një debat shoqëroi rikthimin e seancës së Kuvendit të Kosovës gjatë propozimit të nënkryetarëve. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i tërhoqi vërejtjen deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, pasi ai tha se kandidatin për nënkryetar e propozonte “në emër të popullit serb”. Haxhiu i kërkoi ta tërhiqte këtë formulim dhe ta përsëriste propozimin, duke theksuar se deklarata është në kundërshtim me Kushtetutën. “Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës ka popullin e Kosovës”, u shpreh ajo. Simiiq filloi të fliste në gjuhën serbe, çka detyroi Haxhiun të shtyjë seancën për të premtenMë herët, Simiq akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po zvarrit formimin e institucioneve dhe tha se u largua nga takimi konsultues i thirrur nga Haxhiu, pasi sipas tij nuk ishte siguruar përkthim në gjuhën serbe. Share Ora 12:23 Lista Serbe propozon nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 'në emër të popullit serb', Gërvalla: Skandaloze dhe e papranueshme Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarëve, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi kandidatin e kësaj force politike duke deklaruar se e bënte këtë “në emër të popullit serb”.Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi nga administrata e Kuvendit të verifikojë nëse mënyra e propozimit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ajo tha se, në të kundërt, do të veprohet sipas rregullores së Kuvendit.Më pas reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi mënyrën e propozimit “skandaloze” dhe “të papranueshme”.“Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi Gërvalla në Facebook. Share Ora 12:02 Pas zgjedhjes së Haxhiut, Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për 30 minuta, s'ka dakordësi për votimin e nënkryetarëve Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për 30 minuta, pasi partitë nuk kanë arritur dakordësi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se partitë parlamentare kanë mospajtime sesi të votohet. Disa duan që të votohen të gjithë në pako, e disa jo."Prandaj edhe i ftoj grupet parlamentare që të vijnë në zyrën time. Në ndërkohë, kërkoj nga administrata e Kuvendit që të na njoftojë me formën e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvend, në qoftë se është në linjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës apo jo. Pra, këtë konfirmim e marrim pas pak. Nëse nuk është në linjë me Kushtetutën, natyrisht që zbatohet rregullorja e Kuvendit’’, tha ajo.Për postet e nënkryetarëve, Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, ndërsa nga komuniteti serb është propozuar Sllavko Simiq dhe nga komunitetet joshumicë Emilja Rexhepin. Share Ora 11:37 Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, këta janë emrat e propozuar për nënkryetarë Me 62 vota Albulena Haxhiun është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. 13 deputetë absenuan. Haxhiu ushtron postin e presidentit të Kosovës që nga 5 prilli dhe do ta vazhdojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Haxhiu ka qenë gjithashtu kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026. Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.Ndërkohë me vazhdimin e seancës, Vetëvendosje ka propozuar gjakovarin Ardian Gola për nënkryetar ndërsa LDK Vlora Çitakun. Përfaqësuesit e komunitetit serb nga ana tjetër propozuan Slavko Simiç. Share Ora 10:35 Me vezë dhe një pulë para Kuvendit, protesta simbolike e ish-ushtarit të UÇK-së Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës konstituive. Ai është shfaqur me një pako vezësh dhe një pulë, ndërsa në shkallët e hyrjes së Kuvendit ka vendosur disa fole prej kashte. Në vezë ishte shkruar “VV”, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje. Share Ora 10:11 Kujtim Shala ishte kundër marrëveshjes për presidentin, LDK e kandidon për nënkryetar Kuvendi Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të propozojë deputetin Kujtim Shala për postin e nënkryetarit të Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot. Sipas burimeve të Telegrafit, kandidatura ende nuk është zyrtarizuar, por pritet të bëhet publike gjatë seancës. Shala ishte një nga gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Share Ora 10:03 Vlora Çitaku rikthehet në garë për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, PDK konfirmon kandidaturën PDK ka vendosur të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot. Kandidatura është konfirmuar nga zyra për informim e partisë dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Në rend të ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Share Ora 09:48 Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive që mbahet sot.Sipas mediave në Kosovë, emri i Haxhiut do të hidhet sërish në votim për t'i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë. Share Ora 09:41 LDK i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, Haziri: Do të votojmë kandidatin e VV-së për kryetar Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuarse deputetët e partisë do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe do të votojnë kandidatin që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar, si edhe kandidatët për nënkryetarë. “Ne si LDK e votojmë”, tha Haziri në një emision televiziv, duke shtuar se ka qenë gjithmonë në favor të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit mes partive politike. Share Ora 09:31 Ish-kreu i NATO-s dhe deputeti britanik apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve para krizës politike Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, dhe deputeti britanik Paul Foster u kanë bërë thirrje partive politike në Kosovë që të zgjidhin sa më shpejt ngërçin institucional, duke zgjedhur presidentin dhe duke formuar një qeveri funksionale.Në një deklaratë drejtuar Kuvendit, ata kërkojnë kompromis dhe përgjegjësi, duke paralajmëruar se bllokada rrezikon të dëmtojë besimin e qytetarëve dhe të largojë vëmendjen nga sfidat e sigurisë, ekonomisë dhe integrimit evropian.“Si miq të hershëm të Kosovës, ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe udhëheqësve në të gjithë spektrin politik që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të zgjidhur çështjen e Presidencës dhe për të formuar një qeveri plotësisht funksionale pa vonesë të mëtejshme. Kosova ka demonstruar vazhdimisht guximin, qëndrueshmërinë dhe shpirtin demokratik të popullit të saj. Këto arritje tani duhet të shoqërohen me një lidership politik të barabartë me momentin. Bllokimi i vazhdueshëm institucional rrezikon dobësimin e besimit të publikut dhe largimin e vëmendjes nga prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: siguria, mundësitë ekonomike, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Në rrethanat aktuale të Kosovës, përgjigjja e duhur është ajo që e vendos vendin, popullin e tij dhe të ardhmen e tij në radhë të parë”, thanë ata. Share U.D/SI.E./ReportTv.al Albulena Haxhiu AAK kriza politike ne kosove kosove PDK LDK Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2775 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?