Lajme Zone
Kosova vendos tarifa shtesë për grurin e importuar nga Serbia, Kusari-Lila: Do të mbrojmë prodhuesit vendas
PolitikëReport TV

Kosova vendos tarifa shtesë për grurin e importuar nga Serbia, Kusari-Lila: Do të mbrojmë prodhuesit vendas

Qeveria e Kosovës thotë se gruri serb po importohej me çmime që dëmtonin konkurrencën në tregun vendas.

Kosova ka vendosur një masë të përkohshme antidamping ndaj farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia, duke vendosur një tarifë shtesë prej 0.04 euro për kilogram. Masa synon të mbrojë prodhuesit vendas, pasi autoritetet vlerësojnë se produkti po importohej me çmime shumë të ulëta, duke krijuar konkurrencë të pandershme në treg. Vendimi u nënshkrua nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se vendimi është në interesin ekonomik të Kosovës. LEXO edhe...Kallas i dërgon mesazh Serbisë: Lavdërimi i një krimineli lufte është fyerje për viktimat "Ky vendim është marrë pas hetimit të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake për import me çmime dumping dhe dëmtim të prodhuesve vendorë. Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë. Do të përdorim çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës", deklaroi ajo. Të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës tregojnë se importet e mallrave nga Serbia kanë kaluar 112.3 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, rreth 1.8 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë vitit të kaluar, ndër produktet me vlerën më të lartë ishte edhe gruri “jo durum”, importi i të cilit arriti në rreth 11 milionë euro U.D/ReportTv.al grure serbi kosove importet Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.2% Vota total: 1861 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?