Një seri e qumështit VITA, produkt që tregtohet edhe në Shqipëri, është tërhequr nga tregu në Kosovë pasi analizat laboratorike zbuluan nivele të aflatoksinës M1 mbi kufirin e lejuar. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) ka urdhëruar bllokimin dhe tërheqjen e kësaj serie nga pikat e shitjes. Bëhet fjalë për qumështin VITA UHT me 3.2% yndyrë, në paketim njëlitërsh, me datë prodhimi 18 korrik 2026 dhe afat përdorimi 18 janar 2027, të prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA). LEXO edhe...Tjetër dënim rëndon mbi Hashim Thaçin, Gjykata Speciale i jep 17 muaj burg për tentativë pengimi të drejtësisë! Ish-presidenti i Kosovës në gjyq: Kjo është politikë, jo drejtësi (VIDEO) “AUV u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë këtë seri të qumështit VITA UHT 3.2% dhe ta kthejnë produktin në pikën e shitjes ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve kosovare. Sipas mediave në Kosovë, analizat e kryera në Institutin për Sigurinë e Ushqimit në Linz të Austrisë kanë zbuluar një përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 mikrogramë për kilogram, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 mikrogramë për kilogram. Edhe analizat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë konstatuan tejkalim të nivelit të lejuar në tri mostra të qumështit VITA 3.2%. Pas këtyre gjetjeve, AUV urdhëroi kompaninë të ndalojë shitjen dhe shpërndarjen e serisë së identifikuar dhe të sigurojë tërheqjen e saj nga tregu. Agjencia sqaroi se masa nuk prek seritë apo produktet e tjera të të njëjtit prodhues. Rasti vjen pas konstatimeve të mëparshme në Maqedoninë e Veriut, ku analizat e qumështit LAND Milk UHT 3.2%, të prodhuar nga i njëjti operator, zbuluan gjithashtu nivele të aflatoksinës M1 mbi kufirin e lejuar. Aflatoksina M1 është një substancë toksike që mund të kalojë në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve. Sipas AUV-së, ekspozimi afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar zgjerimin e kontrolleve edhe në seri të tjera prodhimi, për të identifikuar burimin e mundshëm të kontaminimit. Për Shqipërinë, mbetet ende e paqartë nëse seria konkrete e qumështit VITA, për të cilën është urdhëruar tërheqja në Kosovë, ka hyrë edhe në tregun tonë. U.D/ReportTv.al Qumesht Vita AUV kosove aflatoksine Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4518 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

