Një seri e qumështit VITA, produkt që tregtohet edhe në Shqipëri, është tërhequr nga tregu në Kosovë pasi analizat laboratorike zbuluan nivele të aflatoksinës M1 mbi kufirin e lejuar. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) ka urdhëruar bllokimin dhe tërheqjen e kësaj serie nga pikat e shitjes. Bëhet fjalë për qumështin VITA UHT me 3.2% yndyrë, në paketim njëlitërsh, me datë prodhimi 18 korrik 2026 dhe afat përdorimi 18 janar 2027, të prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA). “AUV u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë këtë seri të qumështit VITA UHT 3.2% dhe ta kthejnë produktin në pikën e shitjes ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve kosovare. LEXO EDHE:Tjetër dënim rëndon mbi Hashim Thaçin, Gjykata Speciale i jep 17 muaj burg për tentativë pengimi të drejtësisë! Ish-presidenti i Kosovës në gjyq: Kjo është politikë, jo drejtësi (VIDEO) Sipas mediave në Kosovë, analizat e kryera në Institutin për Sigurinë e Ushqimit në Linz të Austrisë kanë zbuluar një përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 mikrogramë për kilogram, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 mikrogramë për kilogram. Edhe analizat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë konstatuan tejkalim të nivelit të lejuar në tri mostra të qumështit VITA 3.2%. Pas këtyre gjetjeve, AUV urdhëroi kompaninë të ndalojë shitjen dhe shpërndarjen e serisë së identifikuar dhe të sigurojë tërheqjen e saj nga tregu. Agjencia sqaroi se masa nuk prek seritë apo produktet e tjera të të njëjtit prodhues. Rasti vjen pas konstatimeve të mëparshme në Maqedoninë e Veriut, ku analizat e qumështit LAND Milk UHT 3.2%, të prodhuar nga i njëjti operator, zbuluan gjithashtu nivele të aflatoksinës M1 mbi kufirin e lejuar. Aflatoksina M1 është një substancë toksike që mund të kalojë në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve. Sipas AUV-së, ekspozimi afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar zgjerimin e kontrolleve edhe në seri të tjera prodhimi, për të identifikuar burimin e mundshëm të kontaminimit. Për Shqipërinë, mbetet ende e paqartë nëse seria konkrete e qumështit VITA, për të cilën është urdhëruar tërheqja në Kosovë, ka hyrë edhe në tregun tonë. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: Qumesht Vita AUV kosove aflatoksine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4518 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

