Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kosova në alarm nga moti i keq, paralajmërohen stuhi të forta, breshër dhe rrezik për përmbytje lokale


Kosova është vënë në alarm për shkak të përkeqësimit të motit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e vendit, duke njoftuar se gjatë ditës priten stuhi të forta të shoqëruara me bubullima. Sipas IHMK-së, në disa zona stuhitë mund të shoqërohen me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakt

Kosova është vënë në alarm për shkak të përkeqësimit të motit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e vendit, duke njoftuar se gjatë ditës priten stuhi të forta të shoqëruara me bubullima. Sipas IHMK-së, në disa zona stuhitë mund të shoqërohen me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish. LEXO edhe...Stuhitë godasin Ballkanin, 10 të lënduar në Maqedoninë e Veriut, miliona euro dëme në Bosnje dhe përmbytje në Kroaci Instituti paralajmëron se kushtet atmosferike mund të rrisin rrezikun nga goditjet e rrufesë, përmbytjet e shpejta lokale, dëmtimet në rrjetin e energjisë elektrike dhe telekomunikacionit, si edhe dëme në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore. Sipas njoftimit, ekziston edhe mundësia e shtimit të rrezikut për zjarre si pasojë e shkarkimeve atmosferike. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara ose pranë objekteve metalike, të mbrojnë pronën nga breshëri dhe erërat e forta, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme. Ora 12:09 Stuhitë godasin Ballkanin, 10 të lënduar në Maqedoninë e Veriut, miliona euro dëme në Bosnje dhe përmbytje në Kroaci Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë mesnatës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit.Në Bosnje dhe Hercegovinë, rajoni i Hercegovinës u godit më rëndë, veçanërisht zona e Nevesinjes. Kryetari i bashkisë, Milenko Avdaloviç, deklaroi se dëmet në bujqësi arrijnë në miliona marka boshnjake.Sipas tij, stuhia shkatërroi pothuajse tërësisht kulturat e patateve, qepëve, lakrave dhe pemishtet, ndërsa dëme u raportuan edhe në vreshtat e zonave Grude dhe Ljubushki.Në Maqedoninë e Veriut, erërat arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup. Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 mijë telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 10 persona të lënduar.Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189 pemë dhe u dëmtuan disa ndërtesa publike, përfshirë Presidencën, disa ministri dhe aeroportin.Edhe Kroacia u përball me mot të ashpër, sidomos përgjatë bregdetit të Adriatikut. Në ishullin Hvar, niveli i detit u rrit me rreth 1.5 metra, duke përmbytur shëtitoren dhe disa rrugë në Stari Grad. Rritje e nivelit të detit u regjistrua edhe në ishujt Vis dhe Korçula, por pa dëme të mëdha.Shkencëtarët paralajmërojnë se, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e lëndëve djegëse fosile, fenomenet ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive në vitet e ardhshme. Share U.D/ReportTv.al kosove stuhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 3575 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?