Kosova është mbuluar nga flamujt e UÇK-së, fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe thirrjet për lirimin e tyre, ndërsa kanë mbetur më pak se 24 orë nga një prej vendimeve më të rëndësishme të Gjykatës Speciale në Hagë. “Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, “Liria ka emër” dhe “Heronj të luftës dhe paqes” janë disa prej mbishkrimeve që kanë mbushur rrugët dhe sheshet. Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë vendosur edhe ekrane me numërimin mbrapsht të orëve deri në momentin kur katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëgjojnë vendimin e gjykatës. Në të gjitha xhamitë e vendit është vendosur flamuri i UÇK-së ndërkohë që qytetet janë stolisur me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. LEXO edhe...Një ditë para verdiktit të Hagës, flamujt e UÇK-së ngrihen në të gjitha xhamitë e Kosovës Në Prishtinë shihen makina me flamuj të UÇK-së dhe portretet e Thaçit e Veselit, ndërsa në ndërtesën e Radio Kosovës është vendosur mbishkrimi i madh “Liria ka emër”. Autoritetet lokale kanë njoftuar se aty do të vendoset një ekran i madh, ku qytetarët do të mund të ndjekin së bashku shpalljen e vendimit. Kur shpallet vendimi? Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00 në Hagë. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet në shqip, anglisht dhe serbisht, me një vonesë prej 10 minutash. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Për secilin prej tyre do të shqyrtohen një nga një dhjetë pikat e aktakuzës. Aktakuza përmban gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Për çfarë akuzohen ish krerët e UÇK-së? Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Ata akuzohen në gjashtë pika për krime kundër njerëzimit – përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë – dhe në katër pika për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm. Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999 në disa zona të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në veri të Shqipërisë. Prokuroria pretendon se viktimat ishin qindra civilë dhe persona që nuk merrnin pjesë në luftime dhe që dyshoheshin se kundërshtonin UÇK-në. Në përfundim të procesit, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit me nga 45 vjet burg secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar pafajësi. Një nga çështjet kryesore të përplasjes mes Prokurorisë dhe mbrojtjes ka qenë mënyra se si funksiononte UÇK-ja gjatë luftës. Prokuroria argumenton se ajo kishte strukturë dhe zinxhir komandimi dhe i konsideron katër të akuzuarit pjesë të një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Mbrojtja e ka kundërshtuar këtë version, duke argumentuar se UÇK-ja ishte një ushtri guerile dhe vullnetare, pa strukturën vertikale të komandimit që pretendon Prokuroria. Gjatë luftës, Thaçi ishte drejtues politik i UÇK-së, Veseli drejtonte shërbimin e inteligjencës, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023 dhe faza e provave u mbyll në dhjetor 2025. Sipas Dhomave të Specializuara, në sallën e gjyqit dëshmuan 134 dëshmitarë: 125 të thirrur nga Prokuroria, dy nga përfaqësuesi i viktimave dhe shtatë nga mbrojtja. Në proces marrin pjesë 156 viktima. Në mesin e figurave të njohura ndërkombëtare që dëshmuan për mbrojtjen e Thaçit ishin ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan në pension Ëesley Clark, dhe ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin. NATO garanton sigurinë 'pavarësisht se çfarë mund të ndodhë' Pritja e vendimit ka sjellë prej ditësh mobilizim në Kosovë. Më 12 shtator, vetëm katër ditë para aktgjykimit, mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë në “Marshin për Liri”, të organizuar nga platforma “Liria ka emër”, duke kërkuar shpalljen të pafajshëm dhe kthimin në Kosovë të katër ish-krerëve të UÇK-së. Ndërkohë, vëmendja është përqendruar edhe te siguria pas shpalljes së vendimit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi një ditë para aktgjykimit se KFOR-i ndodhet në Kosovë dhe se angazhimi i NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë do të mbetet i pandryshuar “pavarësisht çfarë mund të ndodhë këtë javë”. Vendimi i së mërkurës do të jetë aktgjykimi i shkallës së parë në procesin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Pas më shumë se pesë vitesh në paraburgim dhe mbi tre vitesh proces gjyqësor, katër ish-krerët e UÇK-së do të mësojnë nëse shpallen fajtorë apo të pafajshëm për secilën nga dhjetë pikat e aktakuzës. Share Ora 18:02 Një ditë para verdiktit të Hagës, flamujt e UÇK-së ngrihen në të gjitha xhamitë e Kosovës Ndërsa Kosova po hyn në orët e fundit të pritjes për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, flamujt e UÇK-së po shfaqen në gjithnjë e më shumë institucione dhe hapësira publike.Pas shesheve, rrugëve dhe ndërtesave, nga sot flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në xhamitë në mbarë Kosovën. Vendimi është marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka urdhëruar që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të stolisen me flamurin e UÇK-së.Sipas vendimit të firmosur nga myftiu Naim Tërnava pas mbledhjes së Kryesisë së BIK-ut, flamuri do të vendoset edhe në minaret e xhamive, përveç vendeve ku zakonisht ngrihen flamujt. Share Ora 17:46 Djali i Jakup Krasniqit mesazh para verdiktit të Hagës: Asnjë vendim nuk e ndryshon të vërtetën, UÇK-ja është historia jonë Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përcjellë një mesazh publik.Në një postim në Facebook, ai shkruan se asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike për UÇK-në.“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri.” Share Ora 17:43 'Fitorja në fund', bashkëshortja e Rexhep Selimit nuk e humb besimin në prag të verdiktit të Hagës Vetëm një ditë para se Gjykata Speciale në Hagë të shpallë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, bashkëshortja e këtij të fundit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka zgjedhur të flasë me një mesazh të shkurtër, por domethënës.Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ndau një fotografi të Rexhep Selimit dhe e shoqëroi me fjalë që shprehin besim në prag të verdiktit.“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund! RS'10.”Mesazhi vjen në orët e fundit të pritjes për vendimin e Gjykatës Speciale, që do të shpallet të mërkurën për katër ish-krerët e UÇK-së. Share Ora 17:26 William Walker flet para verdiktit të Hagës: Jam në ankth, procesi ishte politik Diplomati amerikan në pension, William Walker, tha për Gazetën Express se e pret "me shumë ankth" vendimin që Gjykata Speciale do të shpallë të mërkurën për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Sipas tij, procesi ka zgjatur tepër dhe është ndërtuar mbi "premisa të rreme" për mënyrën se si funksiononte UÇK-ja.Ëalker u shpreh për Gazetën Express se Prokuroria e ka paraqitur UÇK-në si një ushtri me zinxhir të qartë komandimi, ndërsa sipas tij ajo ishte një organizatë me komandantë rajonalë. Ai e cilësoi të gjithë procesin "në thelb politik", duke shtuar se gjykata ka vepruar mbi një keqkuptim të rolit të UÇK-së dhe se gjashtë vitet e paraburgimit kanë dëmtuar jetën e të akuzuarve."Çfarëdo qoftë aktgjykimi, mendoj se vetë procesi i hetimit dhe gjykimit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga këta tre persona është një farsë. Mendoj se gjykata ka vepruar mbi një keqkuptim të plotë të asaj se çfarë ishte UÇK-ja. Drejtësi nuk mund të vijë nga ky proces, sepse tashmë jetët e këtyre të pandehurve janë shkatërruar nga gjashtë vite paraburgim.Gjithmonë kam menduar se drejtësia bazohet në parimin se je i pafajshëm derisa të shpallesh fajtor dhe se nuk duhet të jesh në burg derisa të përcaktohet aktgjykimi.Jam thjesht i tronditur nga padrejtësia e gjithë këtij sistemi. Por, pavarësisht nëse do të jetë fajësi apo pafajësi, mendoj se vetë procesi duhet dënuar. Shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se kjo ishte në thelb një proces politik, më shumë sesa një kërkim për drejtësi dhe të vërtetën.Më vjen keq jo vetëm për të pandehurit, por edhe për Kosovën, një vend kaq i ri që përpiqet t’i tregoj botës se çfarë kombi demokratik është, pas kaq shumë dekadash e vitesh trazirash dhe lufte. Populli i Kosovës i ka treguar botës se çfarë mund të bëjnë kosovarët kur u jepet mundësia, kur u jepet pavarësia.Për mua, Kosova është një mrekulli. Ky gjyq e ka dëmtuar atë imazh. Çfarëdo që të jetë rezultati, shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se ky nuk ishte në të vërtet një kërkim për drejtësi. Ishte një kërkim për të bërë një deklaratë politike nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, se ka disa barazvlera për atë që ka ndodhur.. Është shokuese për mua që ky proces ka ndodhur", ka thënë Walker. Share Ora 17:19 Pas SHBA dhe Francës, edhe Britania paralajmëron qytetarët para vendimit të Hagës: Qëndroni larg turmave në Prishtinë Pas Shteteve të Bashkuara dhe Francës, edhe Britania e Madhe u ka bërë thirrje shtetasve të saj në Kosovë të tregojnë kujdes një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Në përditësimin e këshillave për udhëtimet, autoritetet britanike paralajmërojnë se gjatë kësaj jave, përfshirë 16 shtatorin, priten tubime të mëdha në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, të cilat mund të shkaktojnë bllokime në trafik dhe ndërprerje të transportit publik.Qeveria britanike u rekomandon shtetasve të saj të ndjekin zhvillimet lokale, të planifikojnë më shumë kohë për udhëtim dhe të qëndrojnë larg turmave të mëdha dhe demonstratave. Share Ora 17:12 Verdikti i Hagës, PDK: Duam që krerët e UÇK-së t’i shohim të lirë, çdo vendim tjetër do ta kundërshtojmë Rreth 18 orë para shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se partia pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha akuzat. Ai paralajmëroi se çdo vendim ndryshe do të kundërshtohet me argumente dhe me të gjitha mjetet juridike e demokratike.“Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës. Do ta mbrojmë legjitimitetin e shtetit tonë.Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës.” Share Ora 17:02 Verdikti për Thaçin, ambasadori kroat në Shqipëri: Dënimi nuk do t’i bënte mirë imazhit të Kosovës! Shpresoj që procesi të mos ketë qenë politik Teksa të mërkurën Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, tha nga Pogradeci se vendimi i gjykatës duhet të pranohet, por shtoi se një dënim i Thaçit nuk do t'i bënte mirë imazhit të Kosovës.Kramariç kujtoi se ka qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe se në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryeministër.“Vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Duhet të shohim të dyja anët, nga njëra anë çështjen e Thaçit dhe nga ana tjetër çështjen e Kosovës. Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës nuk është mirë që Thaçi të dënohet. Sido që të jetë vendimi, nuk është përgjegjësi e Kosovës. Shpresoj që procesi të mos ketë qenë politik, por i drejtë”, tha ambasadori kroat. Share Ora 16:23 Pamje nga Haga, këta janë dy vizitorët që takuan Hashim Thaçin një ditë para vendimit (VIDEO) Një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, dy vizitorë janë parë duke hyrë në ambientet e paraburgimit në Hagë për ta takuar ish-presidentin e Kosovës.Bëhet fjalë për avokatin e Thaçit, Pierre Prosper, dhe ish-shefin e stafit të Presidentit, Bekim Çollaku që janë shfaqur në humor të mirë para vizitës. Share Ora 16:17 Vendimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së, spitali më i madh në Kosovë merr masa paraprake Teksa në Kosovë pritet me interes të madh vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përgatitje kanë nisur edhe në sistemin shëndetësor. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është zhvilluar sot një mbledhje e jashtëzakonshme me drejtuesit e klinikave dhe njësive të institucionit ku është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm për situata të mundshme që mund të krijohen pas shpalljes së verdiktit.Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sigurimin dhe gatishmërinë e materialeve mjekësore, përfshirë fasha, garza dhe pajisje të tjera të ndihmës së parë.Vendimi i Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së do të shpallet nesër, më 16 shtator, në orën 10:00, në Hagë. Share U.D/ReportTv.al Jakup Krasniqi kadri veseli hashim thaci prishtine hagë kosove rexhep selimi nato Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28% Të gabuar 64.9% Nuk e di 7.1% Vota total: 789 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

