Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës kanë përfunduar dje në spital me dyshimin se janë helmuar nga ushqimi në një kopsht publik. Mësohet se një ditë më parë fëmijët u paraqitën në spital me simptoma gastroenterite pak orë pasi kishin konsumuar pilaf për drekë, në kopshtin 17 të qytetit. Vogëlushët kanë dalë nga spitali mëngjesin e së shtunës. Pas hetimeve për ngjarjen policia ka proceduar penalisht për shpërdorim detyre, një mjeke të pavijonit të pediatrisë në spitalin e Korçës si dhe drejtoreshën e kopshtit. Sipas bluve, mjekja 57-vjeçare nuk kishte njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa drejtoresha e kopshtit, 60 vjeçe, dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët. LEXO EDHE:Helmimi i 6 fëmijëve në kopshtin publik në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë, për shkak të simptomave që përkojnë me të dyja rastet. Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, të vegjëlve u është marrë gjak për të kryer analizat. Edhe fëmijët e tjerë kanë konsumuar të njëjtin ushqim, por nuk dihet për raste të tjera. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:03 Helmimi i 6 fëmijëve në kopshtin publik në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke Policia ka vënë nën hetim për shpërdorim detyre një mjeke dhe drejtoreshën e kopshtit publik në Korçë ku ndodhi helmimi i 6 fëmijëve.Mjekja, 57 vjeçe, nuk ka njoftuar policinë për paraqitjen e fëmijëve me simptoma të njëjta që vinin nga kopshti. Drejtoresha, 60 vjeçe, është vënë nën hetim për moskontrollimin e ushqimit që të vegjlit kanë konsumuar.Njoftimi i policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: Femije policia e korces KOPSHTE Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 75.9% Jo 15.5% Nuk e di 8.6% Vota total: 220 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
