Lajme Zone
Kontrollet për ndërtime pa leje, IKMT do të prishë një objekt në Karaburun
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kontrollet për ndërtime pa leje, IKMT do të prishë një objekt në Karaburun

Inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë , kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren në zonën e Shën Janit, në Karaburun, ku i kanë dorëzuar pronarit njoftimin për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje.

Inspektorët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë , kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren në zonën e Shën Janit, në Karaburun, ku i kanë dorëzuar pronarit njoftimin për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje. Sipas burimeve në terren, objekti është konstatuar si ndërtim i paligjshëm dhe është pajisur me njoftimin zyrtar për shembje. Mësohet se ndërhyrja për prishjen e tij pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme me mjetet e IKMT-së. Aksioni është pjesë e kontrolleve për evidentimin dhe largimin e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe bregdetare, me synim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit.