Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet dhe personave të lidhur me KAYO/ “Grupe mafioze, SPAK po çon para drejtësisë banditë me kollare”, Biberaj: Skandali i SHISH, aktivitet kriminal. Agasi është Rama në hije…


TIRANË- Aleksandër Biberaj komentoi kontrollet e SPAK në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës.

TIRANË- Aleksandër Biberaj komentoi kontrollet e SPAK në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës. Këto kontrolle të SPAK erdhën pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se Shqipëria po bën trafik armësh. Në përgjimet e Ahmetajt, ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO. Gjatë intervistës në studion e “News24” ai u shpreh se për rastin në aktual e shesh si një grup mafioz, duke shtuar se SPAK duhet të vazhdojë me masa më represivë. “E shoh si një lëvizje pozitive dhe sistemin e drejtësisë e mbështes gjithmonë. Prokurorët dhe gjyqtarët duhen lënë të lirë në punën e tyre. Unë mbështet çdo aktiviteti që bazohet në ligj dhe kushtetutë. Në këtë rast ata janë një grup mafioz. Të japësh 30 mln euro për një aktivitet që nuk ekziston, patjetër është grup i strukturuar kriminal. Dhe SPAK minimumi është kontrolli, duhet të vazhdojë me masa kundrejt ligjit më represive. Më tej Biberaj vlerësoi punën e SPAK, duke argumentuar se SPAK po çon përpara drejtësisë kriminelë e banditë, por nga “ato me kollare” siç edhe i quan ai zyrtarët e korruptuar.

“Po çon përpara drejtësisë kriminel, banditë. Krimineli apo banditi është edhe më kollare. Ne kriminelët më të mëdhenj i kemi më kollare, duke nisur nga kryeministri dhe strukturat vartëse të tij. Dhe SPAK po tenton dhe sa do të arrijë këtë do ta shohim”, tha ai.

Një tjetër temë në të cilën u fokusua biseda në studio ishte skandali i SHISH dhe komunikimet e Vlora Hyseni me Ergys Agasin.

Gjatë intervistës, Biberaj u shpreh se Agasi sipas tij “Edi Rama në hije”. Biberaj nuk i kurseu akuzat dhe kritikat ndaj Rama duke e cilësuar si antishqiptarin më të madh të vendit.

“Agasi është Edi Rama hije, pra ka pasur një super pushtet pa asnjë mandat, as politik as ekzekutiv. Lidhjet që ke me Edi Ramën, ka edhe video nga më të ndryshmet por s’po i futemi kësaj historisë së videove…Pra investigimet apo hetimet do të tregojnë shumë gjëra. Për momentin, pas AKSHI-t, që është një gropë e zezë, SHISH ka të bënë me sigurinë kombëtare. Dhe është një aktivitet i pastër kriminal. Që kreu i shërbimit të sekrete të një vendi të vihet në dispozicion të grupeve kriminale, nuk ka bërë vaki. Kjo zonja apo zonjusha ka pasur histori të tilla edhe në Kosovë. Albin Kurti e ka pushuar nga puna dhe Edi Rama e ka marrë për karshillëk. Edi Rama është një mostër politike, nuk ka hajdut më të madh të planetit dhe antishqiptari më i madh që ka ky vend”, shtoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb