Lajme Zone
Kontroll në burgun e Shkodrës, kapet i dënuari me drogë dhe celular
TeknologjiABC News Albania

Kontroll në burgun e Shkodrës, kapet i dënuari me drogë dhe celular

Një i dënuar është arrestuar në flagrancë në IEVP Shkodër, pasi gjatë një kontrolli në dhomën ku vuante dënimin iu gjetën një aparat celular dhe dy qese me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Një i dënuar është arrestuar në flagrancë në IEVP Shkodër, pasi gjatë një kontrolli në dhomën ku vuante dënimin iu gjetën një aparat celular dhe dy qese me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Kontrolli është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 10 shtator 2026, në kuadër të kontrolleve të ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të ndryshme në vend.

Sipas autoriteteve, në dhomën e shtetasit të burgosur Samet Gjeta u konstatuan një aparat celular dhe dy qese të tejdukshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, Samet Gjeta u arrestua në flagrancë për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

Në kuadër të të njëjtit procedim janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona. Shtetasi i burgosur Eduart Docaj akuzohet për “Moskallëzimin e krimit”, ndërsa dy punonjës policie të IEVP Shkodër, F. D. dhe A. Ll., po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale pritet t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet