DURRES- Një shpërthim me tritol tronditi në orët e para të mëngjesit lagjen Fllakë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në derën e lokalit që kanë në përdorim, vëllezërit Ramazan Balla dhe Erjon Balla. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur rreth 50 gr tritol që është ndezur me fitil. LEXO EDHE:Shpërthim me tritol në derën e lokalit në Durrës, vetëm dëme materiale! Pronarët: S’kemi konflikte (EMRAT+VIDEO) Lokali ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit, ndaj nuk ka persona të lënduar. Por sic shihet në pamje, dëmet materiale janë të shumta. E gjithë fasada prej xhami ka rënë në tokë. Gjithashtu dhe tenda. Pronarët e biznesit shprehen jashtë kamerave se nuk kanë asnjë konflikt. Po kështu dhe policia konfirmon se Ramazan e Erjon Balla nuk kanë asnjë precedent penal. Pista paraprake e hetimeve lidhet me konkurrencën në biznes apo çështje inati, gjithsesi mbetet për tu verifikuar. Burimet thanë se identifikimi është i vështirë, pasi lokali nuk ka kamera sigurie, ndërsa një biznes ngjitur me të kishte 1 kamer, por që rezulton e fikur. Policia vijon hetimet për të përcaktuar motivin e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. R.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: erjon balla ramazan balla lokal tritol Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4448 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
