Donald Trump deklaron se ndodhet në një moment vendimtar për luftën me Iranin, pasi çdo hap që do të ndërmerrte do të kishte pasoja. Trump tha se Irani dhe Huthët kërkojnë një marrëveshje. Ndërsa nga Teherani, Garda Revolucionare thotë se janë të gatshëm të përgjigjen ndaj çdo provokimi të armikut. Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ndodhet përballë një prej vendimeve më të rëndësishme lidhur me luftën me Iranin.Në një deklaratë për Axios, Trump tha se konflikti ka arritur në një pikë kritike dhe se duhet të vendosë nëse Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë sulmet në shkallë të gjerë, me synimin për t’i dhënë fund luftës. “Duhet të marr një vendim të rëndësishëm. Dua të shkoj atje dhe t’i asgjësoj ata, apo jo? Është vendimtare”, tha Trump. LEXO EDHE:‘Do pushtojmë gjithë Donbasin brenda disa muajsh’- Dhëndri i Trump 'sfidon' Putinin në zyrën e tij: Kështu the edhe një vit më parë, por nuk ndodhi gjë! Trump shtoi në bisedën me faqen e lajmeve Axios se “mund t’i ndodhë çdo gjë”, duke nënvizuar rrezikun që ai i atribuon një përshkallëzimi të ri. Por në një tjetër intervistë televizive presidenti amerikan njoftoi se Irani dëshiron një marrëveshje me SHBA, kjo sipas tij pasi ata po humbasin si financiarish ashtu edhe ushtarakisht. Trump tha se po flasin edhe me Huthët, pasi edhe ata duan mundësinë e një marrëveshjeje. Ndërkohë Teherani deklaron se është I gatshëm të përgjigjet ndaj cdo provokimi nga armiku. Pas vizitës në ishujt e Gjirit persik komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare, Mohammad Karami, tha se "Irani është 100 për qind i gatshëm të përgjigjet me forcë ndaj çdo llogaritjeje të gabuar të mundshme nga armiku", Deklaratat vijnë ndërsa lufta, ka mbushur muajin e gjashtë dhe ndërkohë zgjedhjet e mesmandatit në SHBA janë afër. Konflikti nuk është kufizuar vetëm në territorin iranian, por është shtrirë edhe në pjesë të tjera të lindjes së mesme, përfshirë Jemenin dhe zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit. Përplasjet kanë prekur edhe lundrimin tregtar dhe kanë ushtruar presion mbi tregjet e energjisë. Javën e ardhshme një tjetër moment i rëndësishëm pritet në Nju Jork, ku Trump do të zhvillojë takime me liderët e gjashtë vendeve të Gjirit, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim, presidenti amerikan synon të dëgjojë qëndrimin e aleatëve rajonalë për të ardhmen e konfliktit. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: donald trump lufta në Iran teheran Huthi SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 3676 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

