Lajme Zone
Konflikti për motive pronësie mes dy familjeve degradoi në dhunë fizike, arrestohen tre persona në Pukë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikti për motive pronësie mes dy familjeve degradoi në dhunë fizike, arrestohen tre persona në Pukë

Tre persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim, pasi mbrëmjen e kaluar konflikti i pronësisë mes dy familjeve në Pukë degradoi në përdorimin e dhunës.

Tre persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim, pasi mbrëmjen e kaluar konflikti i pronësisë mes dy familjeve në Pukë degradoi në përdorimin e dhunës. Në pranga u vunë I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen F. I., 43 vjeçe (motra e shtetasit G. I.), të gjithë banues në fshatin Dedaj të Pukës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, ata janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse e të mprehta.

Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Konflikti për motive pronësie degradon në dhunë fizike mes dy familjeve në Pukë/ Një person shoqërohet nga policia, dy të tjerë në spital

Aktualitet Top Channel