Uashingtoni i ka paralajmëruar aleatët e Gjirit të përgatiten për një raund të ri të mundshëm sulmesh kundër Iranit, i cili mund të fillojë që më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, raporton MsNow , duke cituar tre zyrtarë të lartë nga vendet arabe në rajon. Ndërkohë Marina e Gardës Revolucionare ka njoftuar se një anije cisternë u godit në Ngushticën e Hormuzit. LEXO edhe...SHBA-të miratojnë shitjen e 500 raketave ‘Patriot’ për Ukrainën, vlera arrin në 2.1 miliardë dollarë "Supertankeri i katërt u përfshi nga flakët të premten në mbrëmje pasi u përpoq të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit në një rrugë të paautorizuar", tha Marina e Gardës Revolucionare në një deklaratë, Anija, që mbante mbi 2 milionë fuçi naftë të papërpunuar, injoroi paralajmërimet e Marinës dhe goditi një minë detare, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, thuhet më tej në deklaratë. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.2% Nuk e di 9.1% Vota total: 449 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

