Lajme Zone
Konflikti në Lindjen e Mesme, digjen 3 anije në Hormuz! Trump paralajmëron: Diçka do ndodhë së shpejti
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikti në Lindjen e Mesme, digjen 3 anije në Hormuz! Trump paralajmëron: Diçka do ndodhë së shpejti

Tre anije u përfshinë nga flakët gjatë natës në Ngushticën e Hormuzit pasi goditën mina detare, njoftoi Garda Revolucionare Iraniane. Sipas mediave SHBA-të dhe Izraeli po shqyrtojnë mundësinë e sulme të rejave në Iran pas zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Tre anije u përfshinë nga flakët gjatë natës në Ngushticën e Hormuzit pasi goditën mina detare, njoftoi Garda Revolucionare Iraniane. Ushtria amerikane dhe izraelite kanë hartuar plane specifike për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA sipas New York Times. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu në Izrael këtë javë për të diskutuar sulme të mëtejshme, sipas zyrtarëve amerikanë. LEXO edhe...Putin pajtohet për rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën! Kremlini: Po shkojmë drejt fundit të luftës Shënjestrat përfshijnë infrastrukturën energjetike të Iranit, objektet bërthamore dhe arsenalin e raketave dhe dronëve. Disa zyrtarë thonë se një seri tjetër sulmesh në shkallë të gjerë mund ta shtyjë ekonominë e Iranit në prag të kolapsit dhe ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime diplomatike pas gati tetë muajsh konflikti. Ndërkohë presidenti Trump ka paralajmëruar se diçka e madhe do të ndodhë shumë shpejt, duke saktësuar se nuk po negocion me Iranin. "Jo, nuk mendoj se po negociojmë me Iranin. Në një mënyrë ose në një tjetër, diçka do të ndodhë shumë shpejt. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran SHBA donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10566 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?