Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme/ I thyen karriget, Rama i zëvendëson me stola guri dhe bën sërish thirrje për dialog (VIDEO)


Për të tretën ditë radhazi Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me protestuesit. Ndryshe nga 2 herët e tjera, në ditën e 10-të të protestës kreu i qeverisë ka vendosur përpara Kryeministrisë disa stola guri me mbishkrimin “Dialog”.

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me protestuesit në ditën e 10-të të protestës. Ndryshe nga herët e tjera, kreu i qeverisë ka vendosur përpara Kryeministrisë disa stola guri me mbishkrimin “Dialog”. “Mirëmëgjes“, shkruan Rama krahas videos. LEXO edhe...Në pritje të protestës, policia vendos kordon sigurie rreth parlamentit (VIDEO) Dy ditët e fundit, Rama nxorri karrige para zyrës së tij, por u ato u thyen nga protestuesit. Edhe mbrëmjen e djeshme në vijim të tensioneve, protesuesit dogjën një karrige në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' në shenjë refuzimi për të dialoguar me kryeministrin. Po ashtu protestuesit e maskuar hodhën disa molotovë drejt kryeministrisë e Kullat Binjake përballë dhe disa gurë në drejtim të uniformave blu. Pas kësaj, pa shkuar ora 20:00 nisi marshimi drejt Sheshit Skënderbej dhe më pas një shi i dendur i shpërndau protestuesit. Xh.K/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Turi: 22/10/2026 08:41 Hahaha. Tani maloket do marrin matrapik me vete. Përgjigju Bektash Boduri me Prostat: 22/10/2026 08:38 Ska ma qofte ke daja Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10642 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?