Një konflikt familjar ka përfunduar me arrestimin e Elvis Kosovës në zonën e Palasës, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.
Ngjarja u raportua rreth orës 13:40, në një vilë brenda një kompleksi në Palasë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Patrullës së Zonës dhe forcat shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi ndërhynë për të neutralizuar situatën.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të një banese në Tiranë u gjetën edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. Në total, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak.
Sipas verifikimeve paraprake, Elvis Kosova dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij. / abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
