Lajme Zone
Konflikt për tokën në Maliq, plagoset me thikë një person
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt për tokën në Maliq, plagoset me thikë një person

Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë këtë të martë.

Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë këtë të martë. Mësohet se konflikti ka nisur për motive që lidhen me pronësinë e tokës, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës. I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R.. Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kryen veprimet e para hetimore dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.