Lajme Zone
Konflikt për motive të dobëta/ Arrestohet 34-vjeçari në Vlorë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt për motive të dobëta/ Arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në qyt...

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në qytetin e Vlorës. Kjo ka ndodhur pas sherrit të mbrëmjes së djeshme në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”

Detaje të reja janë zbuluar sot. I riu është arrestuar pasi dyshohej se ishte i pajisur me armë zjarri, që do ta përdorte në momentet e largimit nga vendi i sherrit. I prangosuri është me iniciale M.M., banues në qytetin e Vlorës. 34-vjeçari u përfshi në një sherr për motive të dobëta me shtetasin tjetër, me iniciale E.H., banues në kryeqytetin shqiptar.

Arrestimi i të riut erdhi në kuadër të operacionit “Yacht”, teklsa materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë. Njoftimi i Policisë:

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme."/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.