Lajme Zone
Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten.

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten. Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në ambientet e institucionit. Njëkohësisht, janë ushtruar kontrolle në ambientet e burgut, përfshirë edhe qelitë e të dënuarve. Mësohet se personave të lënduar nga konflikti u është ofruar ndihma e parë mjekësore nga stafi i institucionit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes të dënuarve, ndërsa mbeten të paqarta edhe rezultatet e kontrolleve të ushtruara në qelitë e burgut.