Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan pamjet: Dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE (VIDEO)


Me konferencën e 10-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, Shqipëria mbylli dje kapitullin e katërt të negociatave me Brukselin. Rama e quajti një hap vendimtar, ndërsa edhe pse integrimi për të është një rrugë e gjatë, ofroi garancinë për progres të vazhdueshëm.

Me konferencën e 10-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në Lukesmburg, Shqipëria mbylli dje kapitullin e katërt të negociatave me Brukselin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka shpërndarë disa momente nga konferenca e 10-të ndërqeveritare. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. LEXO EDHE: Një ditë pas protestës, Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS që do mbahej te Pallati i Brigadave Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e quajti një hap vendimtar, ndërsa edhe pse integrimi për të është një rrugë e gjatë, ofroi garancinë për progres të vazhdueshëm. Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, tha se integrimi brenda 2030 është tërësisht i mundur ndërsa rikujtoi se ky është një proces që kërkon kontributin e të gjithëve. Krahas kapitullit 20, i cili lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, më 14 korrik u mbyllën Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 Arsimi dhe Kultura si dhe ai 30 –për Marrëdhëniet e Jashtme. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: integrimi ne be edi rama Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.8% Jo 76.2% Disi 3.1% Vota total: 1137 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?