Lajme Zone
Koncerti i Ye, protestuesja denoncon: Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçareve
PolitikëPolitiko

Koncerti i Ye, protestuesja denoncon: Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçareve

Nga protesta, një e rë denoncoi sot lëvizjen e fundit të qeverisë për të mbushur stadiumin ku do të mbahet koncerti i Kanye West, pas dështimit me shitjen e biletave. Sipas protestueses, Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, që të marrin pjesë në koncert. Ajo theksoi se koncerti i Ye nuk është për fëmijët, dhe se ministria duhet të japë libra e të ndihmo

Nga protesta, një e rë denoncoi sot lëvizjen e fundit të qeverisë për të mbushur stadiumin ku do të mbahet koncerti i Kanye West, pas dështimit me shitjen e biletave. Sipas protestueses, Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, që të marrin pjesë në koncert.

Ajo theksoi se koncerti i Ye nuk është për fëmijët, dhe se ministria duhet të japë libra e të ndihmojë në zhvillimin e njohurive të fëmijëve.

“Diplomën do ta vendos në kornizë. Duke qenë se Ministria e Arsimit është kaq e zellshme për nxënësit e 9-vjeçares, çohen mesazhe në grup për t’u dhënë bileta falas për koncertin e Kenye Ëest. A e di Ministria e Arsimit se çfarë këngësh këndon Kenye Ëest? Ato kanë mesazhe eksplicite, mesazhe seksuale. Nuk janë mesazhe për fëmijë që ju i jepni bileta. Në vend që t’u jepni libra, në vend që t’i çoni nëpër olimpiada, në vend që t’i financoni talentet, ju i shpërbleni me bileta për një koncert eksplicit. Ato s’na pyesin fare për 4 milionë eurot për Kenye Ëest. I mori paratë nga fondi i emergjencës për një artist që po e bojkoton gjithë bota”, tha një protestuese. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm