Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga koncerti që reperi me famë botërore, Kanye West, zhvilloi mbrëmjen e ndjeshme në Tiranë, në një stadium të improvizuar posaçërisht për eventin. Kreu i qeverisë sjell në vëmendje se mijëra fansa të artistit amerikan nga 80 vende të botës u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë, si asnjëherë më parë. Me disa pamje të realizuara me dron, Rama tregon se stadiumi me kapacitet 60 mijë pjesëmarrës ishte plotësisht i mbushur, dhe thekson se koncerti ishte “një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit”. LEXO EDHE:Mijëra të rinj duke kërcyer dhe kënduar nën tingujt e muzikës së Kanye West, Gonxhja: Shqipëria historike (VIDEO) “MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye Ëest, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”,- shkruan Rama. K.M/SI.E./Shqiptarja.com TAG: koncerti i Kanye West Tirane kanye west Komento Komente Goni: 12/07/2026 17:51 Po re, me 4 milion euro event dhe cdo leshko e mbush nje stadium Përgjigju Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.6% Disi! 3% Vota total: 3630 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
