Lajme Zone
Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje, u bë lajm në çdo cep të botës
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje, u bë lajm në çdo cep të botës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me koncertin e Kanye West, e cila u mbajt mbrëmjen e 11 korrikut në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me koncertin e Kanye West, e cila u mbajt mbrëmjen e 11 korrikut në Tiranë.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Shqipëria organizoi një ngjarje dhe u bë lajm në çdo cep të botës

“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Ramakanye westkoncerti