Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Koncerti i Kanye West, gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja grafika si do të bllokohen rrugët nga nesër, linjë e dedikuar transporti (VIDEO)


Tirana do të presë nesër koncertin e reperit amerikan Kanye West, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Policia kufizon qarkullimin e mjeteve në disa akse, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në mesnatë. Linjë e dedikuar transporti për qytetarët që duan të ndjekin koncertin.

Tirana do të presë nesër koncertin e reperit amerikan Kanye West, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Përgatitjet për stadiumin e ndërtuar apostafat për këtë event, me kapacitet 60 mijë spektatorë, janë drejt fundit. Në qendër të “Eagle Stadium” është ngritur skena me një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë. Stadiumi është ndërtuar në aksin Tiranë-Durrës dhe për të gjithë qytetarët që do të ndjekin koncertin është vendosur një linjë e dedikuar transporti. Spektatorëve u këshillohet që të mos lëvizin me makina, por të përdorin këtë linjë transporti të dedikuar, ose transportin publik urban. Ndërkohë, nga ora 07:00 mëngjesin e të shtunës deri në mesnatë nis kufizimi i qarkullimit në disa akse. Në dytësoren, Durrës-Tiranë do të qarkullimi dhe ky aks do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet. LEXO EDHE:Rrëzimi i rezolutës me PE, debati nga Strasburgu në Kuvend! Vokshi-PS: Rrëzuat amendamentet tona! Malaj: Votuam 15! Sherr dhe për koncertin e Kanye West Të gjitha rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.-Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve. Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuarL.4 - City Park – QendërL.13 – Tirana e ReL.3 KasharL.58 - Institut – QendërPër mbarëvajtjen e koncertit, qeveria ka alokuar një fond 4 mln euro, akt normativ që është dorëzuar edhe në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda korrikut. Opozita ka reaguar ashpër duke vënë në dukje se financimi i qeverisë për koncertin përbën gati gjysmën e fondit rezervë të emergjencave, dhe një abuzim me Aktin normativ. Qeveria pret që ekonomia të gjenerojë 100-120 mln euro nga ky event. "Eagle Stadium" është ngritur në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Mbi 3.500 punonjës janë angazhuar në ndërtimin dhe përgatitjen e arenës. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, i cili nis në Shtetet e Bashkuara dhe vijon më pas në Azi dhe Europë. Foto si do të duket skena SI.E./G.M./Shqiptarja.com TAG: Tirane kanye west koncerti i Kanye West Komento Komente BOJKOT: 10/07/2026 16:41 DUHET Patjetër dhe me çdo Kusht të Bojkotohet ky gjoja koncert i shpifur me muzikë djallëzore që vetëm muzikë nuk është. Është rasti ideal, që ti tregojmë Botës mbarë, por më shumë edhe vetes sonë, që s'jemi marioneta, trushpëlarë e buratinë pa mënd e pa dinjitet, dhe dimë ti themi 'JO' planeve e projekteve të qoftëlargut që ka në të gjitha fushat e në të gjitha sektorët e jetës dhe aktivitetit njerëzor... BOJKOT DHE MOSPJESËMARRJE MBARË POPULLORE E GJITHËPËRFSHIRËSE, KUNDRA PLANEVE E VEPRAVE TË DJALLIT! Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.5% Jo 33.9% Disi 4.6% Vota total: 2971 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?