E dimë. Nga Harvardi në Kembrixh, nga Sorbona në La Sapienza, në univeristetet më të mira në Perëndim të jesh Marksist dhe të jesh komunist, është në modë. Nëpër Milano shpesh takon të rinj, studentë, që kërkojnë të të shesin gazetën e Partisë Komuniste Italiane. Kapitalizmi në zhvillimin e tij më ekstrem, natyrshëm forcon të kundërtën, sidomos tek të rinjtë. Në gjithë Perëndimin kjo mund të quhet gati gati reaksion ndaj një sistemi kapitalist që u zhvillua me të gjitha nauncat e tij. Por jo tek ne! Në Shqipëri provuam në mënyrën më të egër se çdo të thotë të aplikohen teoritë e Marksit-Engelsit-Leninit e Stalinit e të lihen si “argëtim” në dorën e një narcizisti patologjik, të një megallomani klinik, siç ishte Enver Hoxha e siç, politika e sotme dhe socialmediat na tregojnë se Bota mbarë është e mbushur nga cepi në cep. Individë të paaftë në praktikë të organizojnë qoftë edhe mbipeshën e familjes së tyre, i premtojnë gjithë shoqërisë se do të hanë me lugë të florinjtë nëse shoqëria ua beson drejtimin e barabartë dhe të drejtë të së ardhmes së vendeve, jo siç po bën “kapitalizmi i egër”. Sigurisht, teorikisht. LEXO EDHE:‘Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i...’/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike Realiteti, vendimmarrjet, pushteti, demokracia, ligjet, ekuilibri, harmonia, ekonomia, janë “kafshë jashtëtokësore” që nuk ka teori, në të shkruar, që mund t’i mbajë të barazpeshuara me lirinë e individit. Të paktën atë liri që deri më tani vetëm në vendet Perëndimore është vërtetuar se është realizuar. Ajo liri më afër respektimit të dinjitetit njerëzor, të dëshirës dhe ëndrrës të një individi për liri dhe mirëqënie njëkohësisht. Nëse Orienti është tepër shpirtëror, nëse Oksidenti është tepër materialist, një rrugë e mesme që shkrin këto dy ekstreme mund të ishte idealja për Njeriun e ri: Diçka mes materiales dhe shpirtërores, rregulluar me burokracinë aq të domosdoshme, edhe pse të besdisshme oksidentale. Burokracia, të cilën sidomos Bashkimi Europian e shtrëngon fort në gji, është ajo forcë e” mbinatyrshme” që mban, pa e shkruar asgjëkundi, të nënshtruar egon njerëzore që në një vend pa burokraci të mirëmenduar, arrin në delire madhështie ku secili e sheh veten pronar lagunash, gadishujsh, brigjesh e malesh, vetëm e vetëm se ka lindur diku aty, apo fare lehtësisht vetëshpallet si më i miri, më i ndrituri, më i mençuri e më i drejti... Propozimet për komunizëm nga brenda, por edhe nga shqiptarë jashtë Shqipërisë, jo vetëm që janë ide demode’, por përmbajnë një hipokrizi të tmerrshme për historinë e Shqipërisë: Njësoj sikur t’i ofrojnë një kostum a fustan tepër të ngushtë një bufaliqi apo bufaliqeje, vetëm e vetëm se janë në modë: “Vishi, vishi, të rrinë shumë bukur. Kështu i mbajnë të gjithë në Londër, në Nju Jork e në Paris…” Pa e vrarë mendjen fare se ato veshje desh i mbytën duke i marrë frymën përfundimisht. a.m./Shqiptarja.com TAG: komunizmi marksizmi Komento Komente Iris: 11/07/2026 02:23 Komunizmi nuk eshte mode mes snobistesh ne Perendim,por eshte kerkese e te siguroj qe nuk eshte as nga qejfi e as nga trendy,por nga halli,sepse kapitalizmi eshte kthyer ne nje gjelpere busulle qe ka humbur drejtimin e rrotullohet pa kontroll.Mjafton te pyesesh banoret e NY,qendra boterore e kapitalizmit,se perse zgjodhen si bashkiak nje socialist,apo komunist sic perpiqet t'a paraqese Trump.Ne Shqiperi mund te mos funksionoje ne pamje te pare sepse kujtimet jane akoma te fresketa,por benefitet qe sjell ai nuk do t'i kundershtonte askush,perkundrazi.Mjafton te shikosh hilete qe bejne disa per te marre kredi te buta si te pastrehe edhe pse lundrojne ne para,mjafton te pyesesh Noken se si te afermit e tij morren strehim ne bregdet ne apartamente destinuar per ata qe nuk kane mundesi edhe pse te afermit e tij ishin ne gjendje.Nga nje ane ky eshte korrupsion e nepotizem i paster,nga ana tjeter eshte zbatim ne praktike i parimeve te komunizmit,te mira qe vijne me kosto te ulet,ose falas.Ne NY kostoja e jeteses eshte bere e paperballueshme ne ambientin me kapitalist te botes,keshtu qe eshte e natyrshme qe komunizmi,apo socializmi te behen te modes. Përgjigju SHQIP: 10/07/2026 20:19 Nuk hidhet poshtë çfarë u ndërtua, u prodhua dhe u përfitua me mjaft sakrifica!!!
Futeni në kokë populli është ai që ndertoi në 45 vite, pavarësisht propagandës boshe që rrëfeni.
1945-1991 është histori e ndritur e një populli evropian, dhe qoftëlargu mund të na xhelozojë sa të dojë. Përgjigju Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81.4% Jo! 16.2% Disi! 2.4% Vota total: 947 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

