Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Komunizmi është në gjakun e këtyre pushtetarëve”/ Protestuesi: E shkundët qeverinë e korruptuar, do mbaheni mend në historinë e shqiptarëve


Një nga protestuesit, në fjalën e tij në protestën e 105 tha se komunizmi është në gjakun e këtyre pushtetarëve.

Një nga protestuesit, në fjalën e tij në protestën e 105 tha se komunizmi është në gjakun e këtyre pushtetarëve. Ai shtoi se protesta e ka shkundur qeverinë e korruptuar. Sipas tij, protestuesit do mbahen mend në historinë e Shqipërisë. Protestuesi: Komunizmi nuk mori fund më 1990, por është gjallë në zyrat e shtetit. Komunizmi është në gjakun e pushtetarëve. Ju e shkundët këtë pushtet të korruptuar. Por shqiptarët janë qytetarë që ngrihen në lartësira. Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në errësira, por duhet të ngrihen. Ilirët ishin ata që ishin paraardhësit tanë, ata ishin njerëz të mëdhenj. Ilirët u treguan njerëzve se janë të qytetëruar. Ju jeni skuadra më e mirë e këtij vendi, ju do të mbaheni mend në historinë e shqiptarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 105 protesta