Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. Në kulmin e sezonit turistik, nga inspektimet e IKMT pak ditë më parë, kjo kompani është ndëshkuar me gjoba dhe pezullim për shkak të ndotjes mjedisore në zonën e Dhërmiut për dherat dhe në zonën e Palasës për ndotjen e ujërave.
IKMT ka konstatuar se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura operonte pa leje. Për këtë është ndëshkuar me gjobë nga IKMT, e cila me dorë të hekurt ka vendosur në lupë bizneset që kryejnë shkelje dhe ndotin mjedisin.
Por kjo nuk është hera e parë që kompania "Gjikuria" akuzohet për shkelje dhe papërgjegjshmëri. Kjo kompani ka lënë Jugun e Shqipërisë pa ujë. Ndërtimi dhe punimet e kësaj kompanie në ujësjellës janë skandaloze, jocilësore, me të çara në pika të ndryshme në tubacione. Në kulmin e sezonit turistik, kur Dhërmiu, Palasa dhe i gjithë bregdeti duhet të presin mijëra turistë, banorët dhe bizneset përballen me një situatë të papranueshme, mungesën e ujit dhe ndotjen mjedisore nga inertet.
Është e papranueshme që një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Shqipërisë të mbetet pa furnizim me ujë për shkak të një kompanie të papërgjegjshme, që kryen punime skandaloze, që është kapur në shkelje dhe është ndëshkuar nga IKMT me gjobë./ CNA IKMT me dorë të hekurt/ Gjobit kompaninë "Gjikuria" për ndotje në Palasë
18 Korrik, 09:58 Denoncimet për ndotjen e mjedisit në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
18 Korrik, 09:52 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

