Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Komisioni Parlamentar për kompetencat e bashkive/ Balla: Opozita të vijë për të votuar në seancë plenare


TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike që të vijë në seancë dhe të votojë ngritjen Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike që të vijë në seancë dhe të votojë ngritjen Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Ai theksoi se pas miratimit të hartës, duhet ecur përpara me procesin në lidhje me kompetencat që do ketë pushteti vendor.

“Te Konferenca e Kryetarëve kanë qenë përfaqësuesit e PS-së, ishte Tedi Blushi aty nga opozita. Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Shpresoj që të ketë reflektim. Përfaqësuesit e PD-së u larguan pa kuptuar atë që donim të thoshim ne. Edhe Partia Demokratike, sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki, ndërsa Territorialja është votuar në parlament. Thelbi i diskutimit ka qenë se çfarë kompetencash do i transferojmë pushtetit lokal.

Nëse e kanë me merak këtë problem, të vijnë në Komision. Që ditë më parë, në emër të mazhorancës, si kryetar i grupit unë u kam thënë që do të vijmë me propozimin për të vijuar punën. Bujrum, hajdeni, mos e lini karrigen bosh. Hajde të diskutojmë edhe për fondet që do ndahen për bashkitë. Hajde të flasim për rajonet. Opozita të vijë për të votuar në seancë plenare. Ndarja e re administrativo-territoriale është në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Megjithatë, opozita e braktisi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve gjatë diskutimeve të kësaj të marte për Reformën Administrativo-Territoriale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet