Problemet kardiovaskulare renditn të parat në listën e sëmundshmërive ne Europë. Ata janë gjithashtu shkaku kryesor i vdekjeve, me rreth 1.7 milionë viktima çdo vit. Sipas Komisionit Europian, deri në 80 % e rasteve mund të parandalohen duke kontrolluar faktorë si hipertensioni, obeziteti dhe kolesteroli i lartë Pikërisht për të parandlaur rritjen e mëtejshme dhe ulur rastet, Komisioni Evropian iu ka bërë apel vendeve të Bashkimit Europian të intensifikojnë kontrollet për shëndetin e zemrës. Propozimi konsiston në inkurajimin e kontrollit të tensionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak, me fokus të veçantë te personat me rrezik më të lartë. Nisma vjen në kuadër të Javës së parë të BE-së për Depistimin. Sipas të dhënave zyrtare më pak se gjysma e vendeve të BE-së kanë aktualisht programe të posaçme për kontrollet kardiovaskulare. Nisma është pjesë e planit “Safe Hearts”, i cili synon të ulë me 25 % vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare deri në vitin 2035. Në fokus është edhe diabeti. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth një në katër persona me diabet në Evropë nuk është diagnostikuar. Ekspertët theksojnë se kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të rreziqeve dhe në marrjen e masave përpara se sëmundjet të përparojnë.
