Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me fokus te integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, reformat dhe bashkëpunimi rajonal. Gjatë takimit, Begaj falënderoi von der Leyen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit, bëri me dje zyra e shtypit e Presidecës. Presidenti vlerësoi përparimin e bërë në procesin e negociatave, duke e cilësuar integrimin evropian si një proces transformues për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve. “Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Presidenti. Begaj rikonfirmoi se Shqipëria e mbështet anëtarësimin në BE mbi bazën e meritës dhe rezultateve konkrete. “E vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”, deklaroi Presidenti.
