Lajme Zone
Kombëtarja shqiptare në Digitalb/ Nis pauza 3 javore e kampionateve, më e gjata në historinë e futbollit
PolitikëTop Channel

Kombëtarja shqiptare në Digitalb/ Nis pauza 3 javore e kampionateve, më e gjata në historinë e futbollit

Këtë të hënë nis pauza për ndeshjet e kombëtareve më e gjatë në historinë e futbollit. Është ky një ndryshim epokal e kërkuar nga FIFA që detyron kampionatet kombëtare të ndalen për 3 javë radhazi deri në 6 tetor që do të thotë se nuk do të ketë ndeshje të ligave apo kompeticioneve evropiane deri në fundjavën e 10 tetorit

Këtë të hënë nis pauza për ndeshjet e kombëtareve më e gjatë në historinë e futbollit. Është ky një ndryshim epokal e kërkuar nga FIFA që detyron kampionatet kombëtare të ndalen për 3 javë radhazi deri në 6 tetor që do të thotë se nuk do të ketë ndeshje të ligave apo kompeticioneve evropiane deri në fundjavën e 10 tetorit Kjo pauzë shumë e gjatë dhe e paprecedentë bashkon 2 periudha pauzash të sistemit të vjetër; ato të shtatorit dhe tetorit me skuadrat kombëtare që do të luajnë 4 ndeshje dhe jo 2, jo për të reduktuar stresin e udhëtimeve transoqeanike dhe problemet me ndryshmin e orëve mes vendeve të ndryshme të futbollistëve

Ky eksperiment i qeverisë së futbollit botëror, i përfshirë në kalendarin ndërkombëtar deri në Botërorin e 2030, lindi si nga nevoja për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve duke reduktuar mijëra kilometra udhëtime ashtu edhe nga dëshira për t’iu dhënë trajnerëve të ekipeve kombëtare një periudhë punemë të gjatë për të përgatitur ndeshjet e Nations League, për të lënë më pas të pandryshuar pauzën e ndeshjeve të muajit nëntor.

Kombëtarja shqiptare që është në Grupin 1 të Ligës C të Nations League do të luajë me Bjellorusinë, San Marinon dhe Finlandën. Aventura e kuqezinjve do të nisë në 26 shtator pikërisht me kombëtaren bjelloruse në Tiranë dhe më pas skuadra e Maran do të udhëtojë drejt San Marinos për sfidën e 29 shtatorit. Në 3 tetor është sfida e radhës e Kombëtares shqiptare edhe kjo në transfertë, ndaj Finlandës, për të mbyllur këtë fazë të parë të Nations League me sfidën e 6 tetorit ndaj San Marinos në Tiranë. Të gjitha këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb Top Channel