Lajme Zone
Kolonja, magnet për turistët e huaj/ Destinacioni i turizmit në kulinari
EkonomiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kolonja, magnet për turistët e huaj/ Destinacioni i turizmit në kulinari

Në Kolonjë turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet turistike e ato të trashëgimisë kulturore por edhe të mësojnë të gatuajnë e më pas të shijojnë gatimet tradicionale. Për turistët francezë të cilët janë të shumtë në numër këtë vit, Shqipëria e Kolonja ofrojnë shumë, sidomos në turizmin e kulinarisë. "Për ne ishte e mrekullueshme të mësonim të gatuanim lakrorin dhe shihnim gratë si për

Në Kolonjë turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet turistike e ato të trashëgimisë kulturore por edhe të mësojnë të gatuajnë e më pas të shijojnë gatimet tradicionale.

Për turistët francezë të cilët janë të shumtë në numër këtë vit, Shqipëria e Kolonja ofrojnë shumë, sidomos në turizmin e kulinarisë. "Për ne ishte e mrekullueshme të mësonim të gatuanim lakrorin dhe shihnim gratë si përgatisin ushqimin. Ajo që më pëlqen më shumë nga Kolonja është ushqimi bio, pamja e paprekur e natyrës dhe mikpritja e njerëzve", është shprehur një nga turistët. "Është hera e parë në Shqipëri, kemi bërë një tour në gjithë vendin. Jemi të mrekulluar nga mënyra sesi ju na trajtoni. Sajtet arkeologjike, natyra e sidomos ushqimi na ka kënaqur këto ditë. Mendoj se do rikthehemi përsëri", shprehet një tjetër. Për guidën e turistëve francez, këta të fundit gjithmonë e më tepër po preferojnë turizmin e gjelbër, e sidomos kur bashkëjetojnë me banorët që ata takojnë.

Mes natyrës së paprekur, traditës dhe shijeve autentike, Kolonja po kthehet në një destinacion që nuk vizitohet thjesht për t'u parë, por për t'u përjetuar. Turizmi i kulinarisë, i ndërthurur me mikpritjen dhe jetën e përditshme të banorëve, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj, duke e bërë këtë zonë një nga perlat e turizmit të gjelbër në juglindje të Shqipërisë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.